Ne te gjithe e dijme se egoja (ose ndryshe
krenaria, kotesia apo ajo guacka e forte qe na ndan nga vetja jone origjinale)
na mban te ngujuar. Keto menyra tashme te hulumtuara mund te ju ndihmojne qe ta
lironi mendjen dhe jeten tuaj.
Kurthi i Reagimit
Problemi: Si reagojme ne kur dikush na kritikon, edhe ne
rastet kur kritika eshte konstruktive?
"Duke e
kundershtuar, refuzuar ose transformuar ngacmimin ne menyre qe te mbrojme
vlerat tona," shpjegon Michael Inzlight, PhD, psikolog ne Universitetin e
Torontos, se bashku me koleget e tij, ne studimin e tyre mbi shfaqjen e
ngacmimit.
Pasoja: Nje ndryshim i kuptimit te realitetit dhe
deshtim per te mesuar nga gabimet.
Si ta rregulloni: Ne qofte se mund te ndani pese minuta para
ndonje grindjeje per shembull, mendoni per nje gje qe ju e vleresoni
pafundesisht (p.sh. kreativiteti, udhetimet, familja, humori) dhe shkruajini ne
nje leter arsyet se pse keto gjera kane kaq shume rendesi per ju. Ky ushtrim,
qe mjeket e quajne "konfirmim i vlerave", na ben me pak nevrik dhe me
shume mendjehapur kur degjojme per gabimet dhe te metat tona, sic eshte
konkluduar pas disa studimesh. Arsyeja pse funksionon eshte se e mbron
vetvleresimin tone dhe ne te njejten kohe i fik alarmet "vet-mbrojtese"
te cilat na zbrazin energjite mendore.
Bonus: Njerezit qe praktikojne "Konfirmimin e
vlerave" gjithashtu kane me shume kontroll mbi veten dhe bejne me pak
gabime ne detyrat pasuese.
Kurthi i Konfuzionit
Problemi: Mendoni nje gje per te
cilen ju nuk jeni aspak i informuar, ndoshta programi Spreadsheet? Para shume
kohesh ju keni provuar ta kuptoni se si funksionon ky program, por nuk ia keni
dalur dot. Tani ju me shume krenari vendosni kursorin tek kutiza e pare dhe
pranoni te mos e dini ate qe nuk e dini.
Si ta
rregulloni: Mos e anashkaloni
konfuzionin, por perballuni me te. Hapat e gabuar kthehen ne pasuri kur
ju e praktikoni tekniken "deshtimi produktiv", nje teknike mesimi qe
eshte pershkruar ne nje studim nga "Learning Sciences Lab - National
Institute of Education in Singapore." Ne kete studim studentet e
matematikes jane perballur me probleme matematikore gati te pamundura dhe u
eshte kerkuar qe ti zgjidhin vet. Ata jane munduar e jane ngaterruar per te
gjetur teori te reja, dhe si perfundim nuk e kane gjetur zgjidhjen. Por, kur u
eshte treguar zgjidhja e problemit ata kane treguar rezultate me te mira ne
testet pasuese ne krahasim me studentet qe i kishin marre udhezimet e problemit
pa u munduar fillimisht. Deshtimi, i vetedijshem dhe pa turp, i ndihmoi ata te
mesojne me shume.
Kurthi i Fatit
Problemi: Ju ndjeheni te kenaqur kur
nje stereotip eshte ne favorin tuaj. Padyshim qe ju jeni te afta per te dhene,
sepse jeni femra! Patjeter jeni te afte ne shkence, sepse jeni meshkuj! Por, shikoni cfare ka dalur nga nje studim i
bere nga psikologia Angelica Moè, PhD, pasi
qe i ka testuar meshkujt dhe femrat ne lidhje me maredheniet hapsinore (ku
supozohet se meshkujt jane me te afte). Nderkohe qe pritej qe meshkujt te
tregonin rezultate me te mira pas nje shtytje kurajuese, ata ne fakt treguan
rezultate me te dobeta se zakonisht. Krenaria e fituar nga nje avantazh i
pamerituar u kthye ne ankth kur behej fjale per performimin e atyre
aftesive.
Si ta rregullojme: Nese ndonjehere te thone se ke nje aftesi te
natyrshme per nje gje ose keni nje perparesi per dicka tjeter qe ka te beje me
gjene apo me fat, ndalojeni kete dem qe mund te ju shkaktoje duke u pergjigjur
me fjalet, "Oh, te lutem. Eshte thjesht nje stereotip." Kur Moè u shpjegoi studenteve se arsyeja pse meshkujt
tregojne rezultate me te mira se femrat ne testet e matematikes ishte ky
stereotipi kulturor dhe jo "gjenet e matematikes", te gjithe treguan
rezultate me te mira, sepse pritshmerite e "biologjise-si-fat" ishin
rritur.
Kurthi (Sekret) i
Superioritetit
Problemi: Po, eshte egocentrike, por
shume nga ne mendojne se zgjedhjet tona te stilit te jetes paraqesin idealen
universale. Per shembull, ciftet shpesh mendojne se njerezit e vetem do te
ishin me mire sikur te lidheshin, ndersa njerezit e vetem mendojne se ciftet ne
menyre sekrete ndjehen te burgosur, perfundime keto te dalura nga Stanford
University dhe University of Waterloo. Akoma me e keqe se kjo eshte kur
opinioni yne kthehet ne paragjykim dhe ndikon tek te tjeret. Ne nje studim te
bere tek intervistat e punes eshte pare se punedhenesit u ipnin vleresime me te
larta kandidateve me te njejtin status martesor me ata se sa atyre qe kishin
status tjeter (ku vlerat e tjera ishin te barabarta).
Si ta rregullojme: Heren tjeter kur e kuptoni se po predikoni per
stilin tuaj te jetes, imagjinojeni ate te ndryshuar (sepse, cdo gje ndryshon
eventualisht). Studimet kane treguar se sa me shume qe njerezit e mendonin
statusin e tyre si te pandryshueshem, aq me shume ata e mbronin veten nga te
tjeret dhe e idealizojne ate duke u bere edhe me paragjykues kunder te tjereve
qe kishin status te ndryshem nga ata. Sidoqofte, kur atyre u ishte kerkuar qe
te kanalizonin Buddhan e tyre te brendshme - qe nenkupton ta mendosh
perkohshmerine si fakt te jetes, ata beheshin me te kuptueshem ndaj te
tjereve.
Kurthi "I Qete dhe
i Permbledhur"
Problemi: Vlen te citohet Thomas
Jefferson, "asgje nuk i jap nje personi me shume perparesi para te tjereve
sesa te qendruarit gjithmone te qete dhe te patrazuar ne cdo rrethane."
Por ka nje cmim per gjithe kete fuqi dhe pacenueshmeri: perfundoni duke e shtypur
veten tuaj ose duke mohuar gjera qe kane shume rendesi per ju.
Si ta rregulloni: Psikologia Brené
Brown, PhD, LMSW, shpjegon se si ajo ia kujton vetes te jete e pavetedijshme
per disa gjera. Ajo thote se e lejon veten te tregohet e gezuar, e pasionuar, e
ndjeshme, e ndonjehere edhe te sillet si e cmendur ne menyre qe ta liroje veten
nga kjo "burgosja ne qetesi" te cilen ajo e krahason me nje mburoje.
Kurthi i Pushtetit
Problemi: Te gjithe ne jemi inspiruar nga studimet qe kane
treguar se pozicioni i trupit me duar te hapura dhe kembe te ndara e rrit
nivelin e testosteronit ne trup dhe rrit vetbesimin brenda vetem dy minutash.
Por sidoqofte, ky "pozicioni i pushtetit" mund te kthehej ne
mosbesim nga te tjeret, sic ka konkluduar Andy Yap, PhD, pas nje studimi te
bere. Dr. Yap dhe koleget e tij kane vertetuar se njerezit qe i zgjatnin
gjymtyret e tyre gjate nje mbledhjeje apo ne makinen e taksise per shembull,
kuptoheshin si njerez qe do te vidhnin para, te benin hile apo te jene me
agresiv ne komunikacion. E kunderta kuptohej per njerezit me nje pozicion me te
kontraktuar.
Si ta rregullojme: Mbajeni pushtetin tuaj, thot Dr. Yap. Ne fund te fundit, ndjenja e
pushtetit gjithashtu e ul stresin dhe ju ben te ndiheni me pozitiv. Por, jini
me vigjilent kur behet fjale per qellime me te medha. Kur njerezit e fuqishem
fokusohen ne parime fisnike si detyrat, obligimet, dhenia e llogarive, ata jane
me pak te prirur per tu sjellur ne menyre joetike. (Dhe kjo ma kujton nje
slogan qe para pak kohe e kam pare ne nje studio ku artistija e mbante per t'ja
kujtuar vetes qe: "Arti dhe Egoja Jane Kontradiktore.")
Burim informacioni: OPRAH
Te drejtat e perkthimit: ANONIM DIARY