Wednesday, June 25, 2014

Leter per shkrimtarin Rexhep Qosja



  Po nxitoj gishtat t'ju shkruaj ne ditelindjen tuaj te shtatedhjete e tete, pa kaluar mesnata. Ishte shume e lehte te gjeja frymezim, duke qene kaq afer jush nderkohe qe shfaqeshin fragmente te jetes suaj te mbledhura ne nje dokumentare.

 Une qe po marr guximin t'ju shkruaj, jam akoma nje syth i pacelur ne boten e shkrimtarit. Kam pak kohe qe mbledh shkronja ne kopshtin e letersise dhe ne dite plot frymezim si kjo i rradhis ne leter.
 Sot, si me hile e binda veten se jam mjaftueshem e rendesishme per te qene pjese e festes suaj. E ulur ne nje cep te salles po mendoja sa fuqi merr fjala kur jetohet para se te shtypet ne nje makine shkrimi, kur historia shekullore fillon te behet memece e ne zemer te mblidhen ndjenjat si nje lemsh i ngaterruar. Pastaj, ne qetesi i palos ato mbi leter dhe u jep kuptim. E kur te tjeret i lexojne, u percjell pebrenda nje emocion dhe i ben te ndjehen pjese e saj. Ju i dhate ze te kaluares dhe shkruat historine duke qene pjese e saj.

 Sa e vogel u ndjeva kur, e ngaterruar ne mesin e dhjetera njerezve, intelektuale e miq tuaj, po afrohesha me aq dyshim e po kerkoja te beja nje fotografi me ju. Doja ta mbyllja kete dite brenda kornizave (sa pak paskam kerkuar), por te qendruarit afer jush ne ata sekonda me dhuroi dicka me te fuqishme. Ju, qe jetuat aq shume jete sa libra te vulosur me emrin tuaj, i dhate fryme edhe nje pjese brenda meje nga e cila burojne fjalet dhe deshira per te shkruar.

R.N.

No comments: