Tuesday, June 10, 2014

Prapa kuintave


   Nga zerat e shthurur te njerezve tre metra siper rri. Nje jehone, e gjate sa pafundesia me futet ne dhome dhe vallezon me mendimet e mia. E une nuk i ze. Tre fjale dua te nxjerre, qe me bejne aq shume peshe perbrenda dhe as ne duar s'kam force per ti terhequr. Mbi shkronja gishtat mbaj, i shtyp sikur po bind veten se jam mbi ato qe dua te them. Bej sikur fjalet s'kane rendesi.
  Njerezit hedhin syte rrotull vetes dhe nga pamjet krijojne fjale. Shikimi i pamprehte i tyre nuk deperton as lekuren, por fjalet i ngulisin forte. Dhimbja, ndonjehere embel, vallezon me mendimet e mia. E une nuk i ze. Ne vend te kesaj, buzeqesh. E ata buzeqeshje shohin.

R.N.

No comments: