![]() |
Photo: William Abronowicz |
1. Lexo librin "Not a Box" nga Antoinette Portis
Nje lepur ulet mbi nje kuti kartoni dhe e perdor imagjinaten e tij per ta kthyer ate ne nje makine garash, ne mal apo ne robot. Perfundimi: "Cdo gje mund te jete cdo gje," thote Anna.
2. Dil jashte
Anna inspirohet nga natyra per shumicen e dizenjimeve te saj: "Nje boce pishe, nje krimb, shenja sferash mbi nje kungull - bota e natyres eshte e mbushur me cudira dhe gjera te bukura."
3. Fillo nje koleksion
Te kujdesesh mbi koleksionin tend te vogel te objekteve te ngjajshme te ben te kuptosh se cfare ka te vecante tek secila nga ato. "Mundohu te kuptosh se pse dizenjatoret bene ate zgjedhje, dhe do te kuptosh ndonje hile nga procesi i tyre i kreativitetit," thote Anna. "Une koleksionoj furca dhembesh. Ato permbajne dicka shume specifike dhe thjeshtesia e tyre eshte nje perparesi per dizajn me shume imagjinate."
4. Preki gjerat
Kudo qe Anna shkon, ajo i kap gjerat qe sheh. " Une njihem me gjerat duke i ndjere edhe me duar, jo vetem me sy."
5. Udheto i vetem
"Nje here ne ca kohe udheto i vetem," thote Anna. "Eshte shume me e lehte qe ti perjetosh gjerat rreth teje dhe te shofesh sa me shume. Une vendosa se doja te behesha dizenjatore kur isha ne majen e katedrales Antoni Gaudi ne Barcelone, sepse me kishte emocionuar shume arkitektura." Por, jo domosdoshmerisht duhet ta kaloni oqeanin. "Mund te inspiroheni duke udhetuar kudo, perderisa jeni te hapur ndaj gjerave qe shihni."
6. Behuni me analog
"Mos e kontrolloni email-in nderkohe qe krijoni dicka kreative," thote Anna. "Nuk do te shkaterrohet bota brenda nje apo dy oresh."
7. Kap cdo mundesi
Po prisni ne shtepi nje grup miqsh? Krijoni mini-dhurata kreative per secilin. Keni marre nje dhurate? Shkruaj nje leter falenderuese. "Ne qofte se po prisni miq per darke," thote Anna, "pse mos te pergadisni dicka qe nuk e keni bere me pare?"
No comments:
Post a Comment