"Be careful what you wish for, cuz you might get it all!"
Me vetem 36 shkronja jane mbushur miliona letra, e miliona ditare jane munduar te marrin jete nga fjalet e pershkruara ne ta. Por, eshte e pamundur ta kthesh nje jete ne fjale, sado qe te mundohesh ta pershkruash cdo moment me aq entuziazem, fleta nuk merr ere te ngjarjes, emocioni nuk eshte i njejte kur e lexon. Cdo moment eshte unik dhe shume kush mundohet ti ruaj ato kujtime duke i mbyllur ato ne ramin e nje pikture apo ne nje ditar si ky.
Nje gje eshte e sigurte, jeta eshte nje pallat mistik, me plot koridore, e dyer ende te pahapura, brenda te cilave drita te verbon nga shkelqimi, por ne nuk e shohim deri sa te rrezikojme ta hapim ate dere. E kur e fitojme sfiden kunder frikes dhe vendosim ta zbulojme se cka fshihet pas asaj dere, perpara syve na shfaqet pamja me e bukur qe ndonjehere ne jete e kemi pare. Dhe ne besojme se kjo eshte me e bukura dhe nuk ekziston asgje me e mire se ajo, sepse eshte e pamundur te besosh qe jeta eshte me e bukur se kaq. Por, nese vendosim te luftojme me friken deri ne betejen e fundit, e zbulojme se ne e kemi pare vetem nje pjese shume te vogel te se bukures. Se jeta i kalon kufijte e imagjinates.
E njejta gje po me ndodh edhe mua. Perderisa para nje kohe thoja se kjo ka qene dita me e mire ne jeten time, tashme nuk po i besoj ketyre fjaleve, se e nesermja ndodh te jete me e bukur.
Nje jave tjeter hareje, shoqerimi e emocioni. Me klubin Sister Cities isha nga dita e merkure deri te shtunen, por ato ngjarje jane te panumerueshme. Perderisa te merkuren mbrema e kam kaluar me studentat e tjere ne pishine te hapur, por me uje te ngrohte, te enjten kemi qene ne Texas A&M International University. Aty kam qene teper e nderuar perderisa e kane vendosur flamurin kuq e zi ne salle, ne mes te te gjithe atyre flamujve te botes.
Te premten kam munguar ne shkolle, por ia ka vlejte. Ne mengjes kemi qene ne tater dhe jemi takuar me te gjithe perfawesuesit e qytetit te Laredos dhe ambasadore nga California e New York-u. Une iu kam derguar flamurin tone te ri, dhe e kane vendosur ne salle se bashku me disa flamuj te tjere. Vetem ta shihja flamurin tone ne ate mes, dhe duke e ditur qe isha une faktore, me bente te emocionohem aq shume, por pastaj edhe e kan luajtur hymnin tone te ri te flamurit, dhe e gjithe salla kane qendruar ne kembe, si shenje respekti. Kjo ka qene me te vertete emocionuese, dhe eshte e vertete qe kur te jesh larg vendit tend behesh me patriote. Une vetem se kam filluar te behem patriote, e sidomos kur po e mendoj qe tash njerezit po mesojne me shume per vendin tone aq te vogel, por te rendesishem.
Pas kesaj ceremonie ne teater, njezet mxemes qe na kane zgjedhur, kemi pasur per ta luajtur nje pjese teatrale ne nje panair. Te gjithe jemi veshur me tesha kombetare te meksikes, dhe me pushke ne dore jemi futur brenda ku ka qene duke u mbajtur panairi, dhe kemi filluar te aktrojme si ne revolucionin meksikan. Ka qene shme interesante, e sidomos ta shihja veten ne ato tesha. Nje eksperience e re, si meksikane, e qe jam pershtatur "teper", nje meksikane e bardhe. Nga panairi kemi shkuar ne qender te qytetit per shopping e pastaj kemi shkuar ne nje salle te vallezimit. Aty kemi kaluar teeepeer mire. Pas te gjitha atyre lojerave, e sidomos lojerave me karta ( sandwich posaqerisht), e kemi pasur te ftuar nje DJ dhe kemi kenduar karaoki. Me ka ardhur momenti me e shfaq talentin aq te madh qe e kam per te kenduar. E kam marr mikrofonin ne dore dhe me disa shoke e shoqe te tjera e kam dridhur sallen me zerin tim kumbues. Por, e verteta qendron se askush nuk merzitej per ze te bukur, te gjithe donin vetem nje melodi per te vallezuar. Deri ne oret e vona te mbremjes jemi djersitur duke vallezuar e kenduar.
Te nesermen, e shtune, kam pasur SAT test. Pasi qe nje nate me pare kisha ra me fjetur ne 2:30 te mengjesit, ka qene e pamundur me e ndegju alarmin e telefonit ne oren 6 te mengjesit. Apo ndoshta edhe nuk ka cingerruar fare, pasi qe une nuk kam ndier asgje, deri ne momentin kur ne 7:45 ka ardhur babi amerikan me me zgjuar per me shku per test. Kur me ka treguar se sa eshte ora, kam fluturuar nga shtrati dhe si e cmendur kam filluar te behem gati per test, sepse ne 7:45 une vec eshte dasht me qene ne test. Duke shkuar rruges, duke vajtuar kam arrit ne United Higj School, ne shkollen kundershtare, Longhorns :P. Atje perseri duke vrapuar pa fryme deri sa kam arritur te hyrja, dhe disa arsimtare u mundonin te me qetesonin. Per test arrita me kohe dhe me ne fuuund e perfundova. Besoj dhe shpresooj qe kam punuar mire e per rezultate me duhet me prite shume gjate. Pas SAT kam shkuar me studentet e tjere per shopping ne shtepi te mallerave, pastaj ne shtepine e Alexis per tu nderuar e me ne fund kemi arritur ne Laredo Entertaiment Center, per te pare Motorcross. Shfaqje teper interesante me motora, me motoriste te cmendur qe benin akrobacione nga me te ndryshmet, duke fluturuar ne ajer e duke u rrotulluar. Por, pjesa me interesante ka qene kur ne fund une ia kam dale me u fotografuar me nje prej motoristave dhe ia kam marr nenshkrimin. Pas kesaj shfaqje kemi shkuar ne nje salle tjeter te vallezimit ku kemi pas muzike live nga nje grup i shkelqyer mariachi. Koha ka kaluar aq shpejte dhe si cdo fund, ka ardhur edhe momenti me u nda nga shumica e studenteve qe jetojne ne shtet tjeter, e qe ndoshta jeta nuk do te na sjelle nje shance te dyte per tu takuar. Por, te gjithe i premtuam njeri-tjetrit qe do te mbajme kontakte perseri.
Por, tash nje lajm tjeter i shkelqyer nga shkolla. Te merkuren ne oren e katert kam qene e ftuar ne menze te shkolles ne nje lloj si party, per shkak qe nuk e kam pasur asnje mungese ne shkolle dhe si shperblim qe e kam fituar. Aty kane qene edhe qindra studente te tjere, dhe kane pasur per te na shperndare disa dhurata. Ne nje kuti te madhe kane qene te vendosur emrat e te gjithe neve, dhe pas nje perzierje te miiire, nga nje emer dilte nga ajo kuti, per ta fituar nje dhurate. Une gati isha duke fjetur aty, kur e kam ndegjuar emrin tim, Rona Nushi. Woooow, fitova dicka, por cka nuk e di ende. Kur shkova per ta marre cmimin, e gjithe salla filluan per te bertitut, per "Exchange Student" gati VIP-in e shkolles:P. Pastaj e zbulova qe e kam fituar nje telefon te shtepise me anwer machine, per te luajtur iPod, me ore e sidomos me e rendesishmja per mua, edhe alarmin. Pastaj, nje fotografist me fotografoi me cmim, per ta bere nje poster per menze te shkolles. Pastaj me kane marre ne interviste per ta gjiruar nje reklame per t'i stimuluar nxenesit qe te mos mungojne ne shkolle. Pyetja qe ma kane bere ka qene keshtu: "Why is perfect attendence important for you?" Dhe une jam pergjigjur: "Perfect attendence is important for me, because I plan a better fututure for myself so I need to catch the lessons and be on step. Life has too many challenges, so I need to be educated to live a better life."
Nuk e di pse, por cdo dite po me kalon me bukur se tjetra, a po fshihet ndonje engjull prapa meje qe po me mbron e po me sjell fat, apo ndoshta eshte ndonje arsye tjeter prapa saj, une nuk e di. Cdo dite i falenderohem Zotit dhe te gjithe te tjereve fale te cileve une jame ketu, dhe lutem qe jeta te jete e drejte dhe tu sjelle me te mirat njerezve te cilet punojne dhe i meritojne.
Ju duaaaaaaaaaaaaa, dhe mos harroni qe ne nje pjese krejt tjeter te botes gjindet nje zemer e vogel qe rrah per juve, dhe ju jeni frymezimi me i madh i saj.
2 comments:
Vetëdija jote e lartë për sfidat të cilat mund ti sjallë jeta, puna dhe mbi te gjitha, vullneti i madh për arrijtjen e nje të ardhmeje më të mirë bëjnë që ti të knaqesh per çdo ditë të re ashtu siq po na shkruan në ditar.
Ti i ke kuptuar gjërat në thelb prandaj nevoja pë këshillat e mia tashmë gadi që nuk të nevojiten.
Ti vetem vazhdo kështu, çdo sfidë do ta tejkalosh dhe, besoj, do të arrish në piedestal.
Ne krenohemi me ty dhe te duam shumë!
mami
Post a Comment