Wednesday, April 29, 2009

Letra e Rines

Letër lamtumirëse nga Rina Vuqetaj "
Prej një shkëndije të vogël në një flakë që do marrë dhenë"
Këta ishin hapat e ëndrrës sime
është harta që më tregoi ku dua t'jem.
një ëndërr që mbolli një dëshirë t'madhe
një dëshirë që u rrit brenda shpirtit tim
që u ushqye me vullnet pa kufi faree
që tani kërkon realizim.
E sot, më duket se shoh veten
duke trokitur shtigjeve të jetës,
e dyerve të botës pa asnjë frikë
sepse e kam dëgjuar tashmë zërin e t'vërtetës.
e ai thotë se një pjesë e realizimittë ëndrrës sime është në Amerikë.
Ndaj do shkoj...Edhepse është një rrugë e panjohur për mua
edhepse e di që s'do ta kem lehtë
gjithashtu e di që do realizoj atë që dua
sepse ashtu sic une dua, duhet të jetë.
Edhepse e di që shpesh do ndjej mall
dhe shpesh do të dua t'jem këtu
e di gjithashtu që do i ruaj kujtimet si margaritarë
dhe do i shpalos sa herë dua t'jem me ju!
Dhe ja, do gjej zgjidhjen e drejtë
në valigjet e mia s'do ketë vend për frikë fare
sepse rrota e jetës sillet shumë shpejt
edhe kur do kthehem, do kthehem fitimtare
sepse gjithçkaje rreth meje unë i jap jetë.
E atje do jetoj me kujtime t'bukura
me kujtimin e aq shumë njerëzve që ndjejnë mall për mua
me kujtimin e urimeve të panumërtatë njerëzve që më rrethojne e që i dua.
E sot, shumë e gëzuar ndjehem
sepse po shkoj drejt rrugës së shkruar të fatit tim
dhe e di që ditën kur do kthehem
shumë njerëz do më presin me padurim.

Nga Rina Vucetaj për muaaa(Rina, t'duuuaaah)

No comments: