Tuesday, January 13, 2009

Sa shume kujtime...

Ka kaluar kohe e gjate qe kur te kam shkruar per here te fundit, Ditar i dashur. Por, koha ecen e bashk me te edhe une po mundohem vrap pas saj te arrij ne cakun e qellimit tim. Por, rruga eshte shume e gjate dhe aty po kaloj ne pjese mjaft interesante, per here te pare ne jete. E them perseri dhe do ta them me mija here se ky eshte viti me i mire i jetes sime. Po ta kisha enderruar me pare, ne mengjes do te qeshja me vete se sa bukur di te imagjinoj. Por, tani kjo eshte e verteta dhe ndihem krenare qe une jam ajo qe po e perjetoj.
Krishtlindje - fjale mjaft e njohur por kurre e perjetuar. Dhjetor 2009, mjaft ngrohte per stinen e dimrit. Perderisa me te dashurit e mi ne Kosove po e pastronin boren nga vetura, une isha ne rrugetim per ne Louisiana, me nje maic te thjeshte pranvere. Nente oret e rruges kane kaluar mjaft shpejte, duke shiquar filma ne ekranin e vogel te xhipit. Ne Louisiana e kam takuar familjen e nenes amerikane, farmere shume mikeprites.
Mengjesin e krishtlindjes te gjithe jemi zgjuar me heret se zakonisht. Qellojani pse? Nje mal me dhurata ka qene duke n'a pritur perreth bredhit te stolisur. Une menjehere e gjeta pjesen me emrin tim, por si te kishin gabuar emrin, une kisha me shume dhurata nga qe e kisha pritur. Duke na filmuar nena ameriane, te gjithe i hapem dhuratat tona, duke i shqyer mbeshtjellesat pa menduar mundin e "Babadimrit" per ti zbukuruar ato. Dhurata e pare qe e hapa une, ishte me e madhja, me e shumepritura, e dashuraaa gitare elektrike. Kur e hapa qanten e gitares, nje woooow te madhe e kam leshuar ne krejt dhomen. Aq shume e kam dashur nje gitare elektrike, dhe ja ku eshte. Nje xhemper me ngyren time te preferuar, kaltert, fshihej brenda kutise tjeter. Kemisha e kaubojsave, tesha te tjera, kapuci, qanta iRock, iTunes gift cards, album fotografish, iDog-u e shume dhurata te tjera ishin paketuar vetem per mua, nga mbare familja ime amerikane. Por, si dhurate tjeter, ekstra me e mire, ma kane dhene mundesine me kaleru ne fermen e tyre. Sa e lumtur kame qene ate dite. Me ne fund e gjeta nje pasion te ri, kalerimin, pasi qe alpinizmi po me mungon tepeeer. Kjo ishte krishtlindja ime e pare e festuar, ndoshta edhe e fundit, por ato kujtime mbesin brenda meje pergjithmone.
Pas shume pak ditesh erdhi edhe Viti i Ri. Shtatembedhjete here e kam festuar vitin e ri, por ky ka qene me i cuditshmi. Pa leqenik, pa pogaqe, pa sallat ruse, pa muzike popullore, e sidomos pa boren e ngricen e Europes. Ne mbremje kemi qene ne lojen e hokejit, dhe si dhurate nga ekipi i Laredos, e kemi fituar ndeshjen. Ne fund te lojes, ka qene nje ceremoni e shkurte, por mjaft interesante. Ne fushen e hokejit i kane vendosur fishekzjarret te cilat shperthenin ne baze te muzikes. Nje video tjeter i ka shoqeruar ne ekranin e madh.
Pas atmosferes se ngrohte ne fushen e akullt, jemi kthyer ne shtepi per ta vazhduar festen. Pas shtepise e kemi ndezur nje zjarr te vogel, dhe kemi shperthyer fishekzjare. Ora 12:00 erdhi shume shpejte, por jo aq e zhurmshme si ne Kosove. Babai amerikan e mbante ne dore nje kuti te mbushur perplot me cent. Kjo ishte nje ceremoni vetem e familjes Medina, qe cdo vit i gjuanin parate ne ajer dhe secili prej femijeve mundohej te mbledhe me shume pare. Pasi qe une kete vit jam pjese e familjes se tyre, e pata nderin t'i mbledh centet e vitit te ri.
Nata ka qene mjaft e zakonshme dhe une iu tregova familjes se si e festojme ne Vitin e Ri ne familjen time. Ata me paralajmeruan qe festa e vertet ishte ne ferme te nesermen. Dhe ashtu ishte. Pasi e kemi ngrene dreken e Vitit te Ri, jemi nisur per ne ferme. E kemi blere nje kuti perplot fishekzjarre dhe secili prej nesh kemi shperthyer fishekzjarre nga me te ndryshmet. Kemi pas momente mjaft qesharake me qenin, Shadow, pastaj kr fishekzjarret kane flutruar ne drejtimin tone, dhe nena amerikane ka vrapuar me shpejte se te gjithe ne.
Keto momente i kam gjiruar per t'i kujtuar ne vitet tjera qe do t'i festoj kush e di ku.
E tash, pas ketij rrefimi eshte koha per te fjetur, sepse neser me pret shkolla ne mengjes, me plot detyra per mua.

No comments: