Friday, July 26, 2013

Skulpture mendjesh



 Sa i erret duket qielli kur shpresa eshte vetem nje kujtim i pafajesise femijerore. Edhe kete mengjes me zgjoi drita e zbehte e ketij vendi qe ka humbur kuptimin e kufinjeve. Nje territor i pacaktuar me nje tufe njerezish me mendje te kaperthyera – keto fjale e pershkruajne me se miri kete hapesire veshtire te jetueshme.  E nese fitimet e ketyre betejave te veshtira nje dite do te te ngrinin ne parajsen e bukur te jetes, cdo pike djerse e dalur nga mundi do te ishte nje diamant me shume qe kthjellon rrugen drejt suksesit.
 Por, kjo tufe e njerezve qe levizin si kukulla teatri, mbetet vetem pjese e nje eksperimenti te diktatures silente, qe vazhdon e gdhend mendje me nje model.                                                   
 Kush guxon te kundershtoje kete sistem, shpallet tradhetare e injorant qe heq dore nga “endrra” e pakuptimte.  Kush guxon te vrapoje, i thehen kembet ne mes te rruges e qellohet ne gjoks me shigjeta fjalesh per mungese patriotizmi.
 Ne mes te ketij rrjeti arteriesh pa kapilare, nuk gjej rruge alternative per t'i ikur gjerave qe nuk e prezantojne qenien time. 
 Nese shprese ne kete toke nuk ka mbetur me, po kerkoj shpresen e nje dallendysheje qe te kthehet mbrapsht e te me kap ne litarin e lidhur per fyti per ta zgjidhur ne nje vend jashte ketij laboratori te paligjshem i drejtuar nga dogmatike te pandreqshem.


R.N.

No comments: