Me kete date TesSa!!! i ka bere 18 vjet e nje dite. Ndersa une e kam pasur prezentimin ne Rotary Club te Laredos. Juhuu.
Eh ky prezentim, si ia nisi e si mbaroi?
Nejse, ia nisi me kompjuter, por pa muzike, me projektor, por pa nje qoshe (bash pjesa e shkronjave eshte keputur ur ur ur ), me Kosove por pa Shqypnyyy, me mua por pa tyyy :p
Ok, tash po foli pak me seriozisht.
Prezentimi ka qene dicka shume mire, interesant edhe ndryshe prej prezentimeve tjera. Ne fillim, muzika qe ka qene ne plan me lujt ne prapavije ( Baresha - Nexhmije Pagarusha), nuk punojke. Pastaj, projektori nuk ishte ne rregull dhe pjesa ku kane qene te shkruara shkronjat, ka qene e keputur. Vec, thash hajt ubu se s'ka deeert :P . Marifet mu kon krejt perfekt :P. Me t'pas lakmi gjinja.
E qeshtu dola ne skene, e morra mikrofonin edhe ia nisa. Blla blla blla e blli blli blli, pak sa kam mujt kam lexu prej sllajdeve e te tjerat me fjale te mia. Jam ndier si te isha duke biseduar me ty, mon ami. Une nuk deshta vec ajo vet ndodhi krejt perfekt. E ne fuund, kur e perfundova, krejt Rotariant ishin te interesuar me me be pyetje, e sidomos per luften edhe per serb. Une iu pergjegja qe lufta ka perfunduar dhe koha eshte per paqe. Uuuuu. Krejt rotarianet duartrokiten. Ne fund te gjithe mu afruan edhe me thane qe po mburren me mua dhe me keto qe i kam arritur. Eeeeeh, mos te harroj, qe nje rotarian mi ka fal $20. Juhuuuu. Tash muj me ble M&M's sa t'duuu. :P
Kjo ishte per 18 vjetorin e nje ditorin e Tesses. E tash per sot me ju tregu.
Prej Amerikes po mesoj shume, sidomos kam marr guxim mos me u frikesu shume prej gjallesave te ndryshme bukuroshe. Sot ne mengjes e kemi gjetur nje gjarper ne kopsht, edhe e kam mbajtur ne dore. Ky eshte nje hap i vogel per gjarperin, por gjigant per mua. A e dini sa i miiiiil, cikirrikirriiik.
Pas gjarperit erdhi elefanti me me marr per me shku ne shkolle. Ky elefant eshte i portokallt edhe e ka nr. 69. Cdo dite vjen para deres edhe ben tyt tyyyyt edhe me dergon deri te dera tjeter ( e shkolles).
Sot ka qene nje dite shume e rendesishme per senoret e shkolles tone, sepse e kemi pasur marshimin e senioreve me prinder dhe prezentimin e tyre. Une ne fushe kam marshuar me asistent drejtorin e bendit edhe me nje gjyl, sepse prinderit nuk paten mundesi me ardhuuur :P. Vec, weeeee, a e dini sa cmuet ka qene oree heeej heee heeeeeeeej. Krejt studentet i kan prezentu normal, vec une si me special, kur kam dal, ia kan rrit volumin mikrofooniit edhe kane thene: "Nooow, the foreign exchange student from Kosovo, Rona Nushi. She also plays flute" . Krejt publiku prej shkolles kan bertit : " Uuuuuuuuu, Roooonaaaaaaaa". Huahuahua, une vec ju bona me sy 1 here krreek, edhe nje pershendetje te ngrohte ju jepa, e mandej eca dreeejte, deri tek vendi im. Me pastaaaj, perseri me prezentuun, para te gjithe atij publiku ne fushen e futbollit (amerikan). Kjo ke supeer, tepeeer, e ne fund e zgjidhen edhe mbretin e mbretereshen e shkolles.
Neser kemi gara me bend e ne oren 12 ne mesdite e kemi " Senior Speech", ku i gjith bendi ulemi ne toke, senioret ulen ne nje ane edhe secili e thote nje fjalim lidhur me eksperiencen e tyre ne kete shkolle. Simbas informatave qe mi dhane, ka me qene teper emocionuese, sepse, te gjithe fillojne me qajt. Tash ta shohim neser cka po ndodh. Edhe une e kam nje fjalim te vocerr sa per muhaseree :P .
Tralalaa e treleleee, ju uroj nje dite te ree
Blar blar blar e blire blire blire Ju uroj nje nate te mire.
P.S. Eeh, m'pafshit n'enderr muaaa e mpuq ju duaaaa.
No comments:
Post a Comment