Nese rritesh, edukohesh
qe ne jete me pas dicka,
nese bindesh e drejtohesh
nga te tjere qe s'di kush jane,
nese piqesh e prap gjykohesh
dhe mendon qe ndryshe s'ka,
hapi syte se n'burg ke ra.
Ne cdo dite qe ti maskohesh
qejfin mretit po ja ban,
mas te tjereve si kelysh ti sulesh
pa e dit se n'gracke je zane,
kaq shume vite n'libra zhytesh
fjala fjalen si ujk ta ndjek,
por nje "pse" prap s'din me e thane.
E prap si skllav kaq shume mundohesh,
per pak buke qe mreti t'jep,
me kaq pak ti leh e gzohesh
se poshte pushtetit shume shkalle jeton.
Po nese shpia, andrra, fmia,
emri, shkolla, dukja e tan historia,
n'zjarr na shuhen e na bahen hi,
nji asgja per krahu na lidh,
mu e ty e tan mretnin,
a me thu pak si ishim ndi?
N'kete asgja, por t'mbushun plot,
na jena na,
jena gjithcka,
bash ashtu qysh duhet t'jena.
~ Rona Nushi
|
Saturday, January 17, 2015
Bota asht nji muzg
Monday, January 12, 2015
Per ty qe nuk te njihja
Ndoshta diten kur ti po kerkoje per celesat e humbur, une po te kerkoja ty. Celesat i kishe ne xhep, por ndoshta mendimi im per ty te kishte krijuar mjegull c'orientimi rreth e qark kokes e te pengonte perqendrimin.
Une nuk te njihja, ti mua po.
Me vrap mbylle deren e shtepise se ishe vone ate dite. Kembet te ndiqnin njera tjetren dhe hapat nuk numeroheshin me. Ne te njejten rruge, ne te njejten kohe, ne u shkembyem krah me krah. Une nuk te njihja, ti mua po. E prap te kerkoja.
Ndoshta, diten kur malli per ty ishte i pambajtur, per ty qe nuk te njihja, ti po me veshtroje nga nje tavoline kafeneje tre metra larg nga une. Ishim aq afer, me trup dhe me mendim, e une s'dija gje. Ndoshta ato dritherimat e embla qe me kaplonin ato dite vinin nga syte e tu qe veshtronin syte e mi ne fotografi.
Te prisja kudo, ne banakun e nje birrarie, ne ashensorin e pallatit, por edhe ne rradhet e pageses se dritave. Te kam pritur edhe ne majat e maleve ku koke njeriu veshtire se sheh, ty qe nuk te njihja.
E ti mendoje per mua, me imazh te plote, ate dite kur une po hapja guacka kater ore larg teje. E une, ku ta dija une? Vazhdoja e hapja guacka gjithe besim, pa e ditur se perla brenda tyre ishe ti.
Nuk hengra gje, nuk me hahej. Vetem hapja surprizat qe deti kishte per mua dhe ne fund i bera nje fotografi. Eshte i vetmi kujtim qe kam nga ti atehere kur nuk te njihja.
Me dashuri, atehere dhe tani,
R.
Subscribe to:
Posts (Atom)